Mickoski: Këto zgjedhje nuk do të jenë derë e BDI-së për tu kthyer në Qeveri, edhe gjatë kohë do jenë në opozitë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se këto zgjedhje nuk do të jenë derë e BDI-së për në Qeveri, sepse kjo parti shton ai, edhe shumë gjatë do të mbeten në opozitë.
“Një person më tha, po e përgatisni BDI-në që të ju bëhet partner në Qeveri. Përgjigjja ime direkte është, BDI edhe një kohë të gjatë do të jetë në opozitë, sepse deri tan i nuk e ka marrë asnjë mësim. Nuk i çuam në opozitë që të kthehen në pushtet pa marrë asnjë leksion. Ata atje e kanë vendin me partnerin e tyre të koalicionit në krim dhe sulme ndaj Maqedonisë, LSDM. Unë do të jem shumë i qartë dhe preciz, këto zgjedhje nuk do të jenë derë e BDI-së për në Qeveri”, ka deklaruar Mickoski.