Një gazetar me prejardhje nga Suhareka – Kosova Mirlind Behluli, i cili përflitet se financohet nga “VLEN”, përkatësisht nga Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, ditë më parë ka qëndruar në Tetovë. Në një video të publikuar, ai deklaroi se Tetova është qytet i gjelbër, pa ndërtime të egra dhe të larta. Sipas tij, qyteti është i pastër dhe ka ruajtur identitetin e vet.

Por pas kësaj videoje, ai është “maskaruar” me qindra komente negative nga qytetarët, të cilët i kanë treguar realitetin e Tetovës.

Në profilin e tij në Facebook, ku është shpërndarë videoja, asnjë koment nuk e mbështet. Përkundrazi, shumica e qytetarëve e kanë tallur dhe ironizuar aq shumë, saqë tashmë shihet si person i padëshiruar në Tetovë vetëm sepse, sipas tyre, po përpiqet të manipulojë opinionin.

Lexoni disa nga komentet në profilin e gazetarit nga Suhareka lidhur me Tetovën: