Urim Saliu
Hristijan Mickoski sillet sikur ende është në fushatë kundër BDI-së. Çdo fjalim, çdo deklaratë, çdo intervistë e tij është e ngarkuar me këtë emër, sikur nuk ekziston asnjë aktor tjetër politik në vend. Ai është kapur pas BDI-së si pas një fantazme që i sillet vërdallë në mendje.
Por realiteti është tjetër. Në zgjedhjet lokale nuk garon më BDI, por AKI. Dhe pikërisht këtu Mickoski gabon rëndë: harron se këto zgjedhje janë test vendimtar. Nëse AKI arrin të marrë shumicën e komunave, atëherë zgjedhjet parlamentare nuk do të jenë çështje dëshire, por domosdoshmëri.
Nga njëra anë, Mickoski sillet si parashikues i madh duke thënë se BDI do të qëndrojë gjatë në opozitë. Nga ana tjetër, qeveris i vetëm, me partnerë që sillen vetëm si dekor, pa peshë reale. Dhe në këtë lojë, ai harron se realiteti nuk është propagandë televizive, por numra konkretë që dalin nga kutitë e votimit.
Nëse vazhdon të merret me BDI-në si me një obsesion personal, Mickoski rrezikon që të befasohet nga një rezultat që nuk e ka parashikuar as në fantazitë e tij më të errëta.