Kandidati i AKI-së për Tetovën, Bajram Rexhepi, po forcohet çdo ditë e më shumë. Ai po merr mbështetje të madhe nga intelektualë, bizneset, shoqëria civile dhe qytetarët.
Sot, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, së bashku me Ilir Demirin, i kanë dhënë mbështetje të fuqishme Bajram Rexhepit për garën e tetorit në Tetovë.
Vetë Rexhepi, përmes një postimi, ka treguar bashkëpunimin e tij me njerëz të angazhuar për Tetovën.
“Me Dr. Ilirin, Vjollcën, Iliren, Tironin, Blerimin dhe Norën në kafen e pasdites! Punët më të mira për Tetovën i bëjmë vetëm kur jemi #Bashkë.” ka shkruar Bajram Rexhepi.
Nga ana tjetër, vlen të theksohet se edhe disa anëtarë të Akademisë Shqiptare e kanë braktisur Bilall Kasamin dhe i janë bashkuar Bajram Rexhepit./TS/