Napoli e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Serie A.

Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte triumfoi 0:2 në udhëtim ndaj Sassuolos.

McTominay kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 17-të të ndeshjes.

Kurse, në minutën e 57-të, një krosim nga gjuajtja e lirë e De Bruynes nuk u prekk nga askush, duke përfunduar në rrjetë dhe duke ia dhuruar golin e parë në debutim në Serie A De Bruynes.

Në këtë ndeshje luajti tërë kohën edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume