Real Madridi fiton ndaj Oviedos, shkëlqen Mbappe
Real Madridi e ka shënuar fitoren e radhës në sezonin e ri të La Ligas.
“Los Blancos” triumfuan 0:3 në udhëtim ndaj Real Oviedos, në kuadër të javës së dytë të La Ligas.
Ishte Kylian Mbappe që shënoi dy gola të madrilenëve.
Fillimisht, me një finish fantastik, Mbappe realizoi për epërsinë fillestare të mysafirëve.
Në minutën e 83-të, Mbappe shënoi golin e dytë, i asistuar nga Vinicius Junior.
E ky i fundit e vulosi fitoren 0:3 me gol në minutën e tretë shtesë.
Pas dy xhirove, Real Madridi ka pikët e plota, njëjtë sikur Barcelona dhe Villarreal që prijnë.
Tragjedi në Skënderaj, 26 vjeçari bie nga kati i tetë, mjekët konstatojnë vdekjen-nisin hetimet
Read more
Advertisement
Skip Ad ❯