Një aksident trafiku është shënuar më 23 gusht 2025 në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë, ku është përfshirë një autobus me targa të Kosovës. Sipas informacioneve fillestare, në aksident janë lënduar dy persona.

Një dëshmitar okular ka deklaruar për portalin TS se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një veturë me targa gjermane, e cila i ka prerë rrugën autobusit..

Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka pasur viktima, ndërsa vetëm dy personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet përkatëse kanë qenë në vendngjarje dhe po hetuar rrethanat e plota të aksidentit.