Emri i Lamine Yamal përbën sensacion në media, pavarësisht nëse ai është në fushën e blertë apo jetën private. Edhe pse është aluduar shumë gjatë ditëve të fundit për një lidhje me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole, më në fund, ka qenë vetë sulmuesi i Barcelonës i cili i ka përforcuar këto zëra.

Me rastin e ditëlindjes së 25-të të Nicole, Yamal ka ndar një “story” në rrjetin social “Instagram”, ku shihen shumë të afër me njëri-tjetrin, ndërsa në sfond mbizotërojnë trëndafilat dhe petalet e kuqe.

Për kuriozitet, Nicki Nicole është e gjatë 145 centimetra, ndërsa është 7 vite më e madhe se ylli i Barcelonës Lamine Yamal.