Anëtari i Këshillit për vlerësimin e dobisë sistematike të Republikës Islamike të Iranit, Mohamed Sadr, e akuzoi Rusinë për tradhti për shkak të rrjedhjes së informacionit mbi sistemet ajrore të mbrojtjes iraniane.
Sipas Sadr, lufta 12-ditore mes Iranit dhe Izraelit tregoi se aleanca strategjike me Rusinë është në fakt e pavlerë. Ai shtoi se vdekja e ish-presidentit iranian, Ebrahim Raisi, ishte një atentat pas të cilit qëndronin shërbimet izraelite të inteligjencës.
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidenti iranian, Masud Pezeshkian, nënshkruan më 17 janar në Moskë një marrëveshje për partneritet strategjik mes dy vendeve.
Po ashtu, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi për mediat ruse se iranianët me iniciativë të tyre vendosën që aleanca strategjike mes Iranit dhe Rusisë të mos zgjerohet në garantime për mbrojtje.
Gjatë sulmit të aviacionit izraelit, shumë sisteme të ndryshme të mbrojtjes ajrore të ushtrisë iraniane nuk arritën të rrëzojnë asnjë nga avionët armikë.
Në këtë kuadër, një detyrë kyçe për komandot izraelitë ishte shkatërrimi i radarëve për paralajmërim të hershëm, gjë që izraelitët e realizuan me sukses në terren.