Kandidati i AKI-sl për kryetar komune në Tetovë, Bajram Rexhepi i shoqëruar nga shefi i shtabit komunal Blerim Osmani gjatë takimit të mrëmshëm me banorët e Xhepçiahtit kujtoi se para katër vitesh ju premtuan kanalizim e ujë të pijshëm ndërsa sot pas katër vitesh në Xhepçisht ska as ujë as kanalizim.

Problemet janë të njëjtat si para shumë vitesh:

-Ujësjellësi nga Rokopeçi u ndërtua shumë vite më parë, por rrjeti i shpërndarjes mungon.

-Kanalizimi brenda fshatit mbeti vetëm premtim.

-Kanali i ujitjes për tokat bujqësore akoma është kërkesë dhe nevojë e bujqve të Xhepçishtit.

Të bëhemi #Bashkë për Xhepçishtin!

Zgjidhjet do t’i japim me plan, me punë dhe me zemër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume