Ashtu siç ngjiten kërmijt nëpër pemë dhe nëpër vende të ndryshme sot po ngjiten edhe njerëzit e zgjedhur të pushtetit njelloj si kërmijt e natyrës.
Rasti konkret po ndodh edhe “državën Severna”, ku kërmijt e politikës nga “hiçi” po kapin majat e pushtetit herë si “oligarkë të suksesshëm” herë si politikanë mediokër, por që me ndihmën e pushtetit po bëhen të suksesshëm.
Oligarkë shqiptarë të ngritur në maja me ndihmën e pushtetit janë investuar prej kohësh për ta kapur pushtetin lokal në komuna me shumicë shqiptare, nuk janë tjetër veçse masha dhe kërminj të pushtetit.
Këta kërmij shqiptarë, të investuar prej kohësh nga pushteti po dalin në sipërfaqen e politikës si kandidatë të pavarur, por që në fakt janë kapur dhe të varur nga kryekomiti Micko, për llogari të tij dhe kauzës së tyre për minimizimin e rolit të faktorit shqiptar në komunat me shumicë shqiptare.
Kërmijt shqiptarë në këto zgjedhje të pushtetit lokal do të jenë ana e errët e historisë sonë më të re, pasi ata nuk përfaqësojnë interesat e shqiptarëve, por thjesht ata po ndjekin instruksionet e kryekomitit Micko, për t’i mposhtur shqiptarët permes kërmijve shqiptarë me kandidatura të “pavarura” që në fakt janë të varura dhe te kapura për veshi, dhe se “ndryshimi” me ta nuk do të vij kurrë.
Ndaj, shqiptarët tashmë i kanë dalluar kërmijt e politikës si të “pavarur” që po mbështeten nga lapangjozët e VREDI-t, si butakë të papërdorshëm të kampit shqiptar.
Ata do të bien njëri pas tjetrit nga vërishimi i 19 tetorit, si guaska të zbrazta nëpër rrugët e komunave me shumicë shqiptare.
Medai Shaholli