Arben Taravari vlerëson se pas zgjedhjeve lokale Koalicioni VLEN do të shpërbëhet. Sipas tij, atmosfera brenda VLEN është e tillë që nuk mund të caktojnë as lider të partisë.

“Unë mendoj se formacioni VLEN nuk do të ekziston më. Pse? Nuk kanë razi mes vete? Mbasi u largua ASH nga Qeveria, ata thanë se ne bashkohemi në një parti. U bashkuan por kryetar nuk zgjodhën. Unë e di edhe si ndahen pozicionet. Disa prej tyre do të mbeten pa asnjë komunë”, deklaroi Arben Taravari, AKI.

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti iu kundërpërgjigj duke i thënë se Taravari më as vet nuk e din se cilit koalicion i takon.

“Taravari harron se cilit koalicion i shërben sepse shpesh i ndryshon pozicionet. I huton edhe anëtarësinë, nuk e dinë se a janë me ndryshimin apo janë me të kaluarën. A janë me VLEN ose me BDI. E kuptoj, nuk ka as vula partie. Por një gjë e dimë edhe në edhe ai. Po shkon drejtë zhdukjes”, deklaroi Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër.

Përplasjet dhe ndarjet mes Taravarit dhe VLEN erdhën në prag të ndarjes së komunave. Taravari edhe pse kishte deklaruar se shkon vetëm në zgjedhje, në fund iu bashkua Aleancës Kombëtare për Integrim, apo ish Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI-ja. /Alsat.mk