Nuk është e rastësishme fakti që është zhduke debati në diskursin publik për temën e BE-së. Unë mendoj se ky është qëllim. Është strategji. Pse? Se po u futët në kapitujt e BE-së do ju vijnë të gjithë mekanizmat e monitorimit. Do ua kontrollojnë punën e reformave. Do ua kontrollojnë punën e mjeteve financiare, të prokurimeve publike. Dhe këta nuk duan kontrolle nga BE. Duan kontroll autoritar të sistemit. BE do kërkojë barazi të bashkësive etnike. Këta kanë nisur një proces të demontimit të MO, të përjashtimit të shqiptarëve nga cdo sferë e jetës. Dhe lëvizje strategjike e vendit drejt botës serbe dhe botës ruse. Kjo është politika e kësaj qeverie. Ajo çfarë është trishtuese është bashkëpunimi i VLEN-it, me këtë politikë. Dmth para syve tonë po ndodh lëvizja strategjike nga BE drejt Beogradit dhe Moskës dhe dikush po tenton ta legjitimojë. Prandaj zgjedhjet e ardhme janë referendum. Prandaj është përshtypja se po flitet për tema kombëtare. Sepse, pa BE, si do të punoni me komunat. Ju mund të premtoni projekte milionëshe, por nëse nuk i keni fondet e BE- me çka do t’i financoni ato projekte? Nëse njerëzit ju ikin me pasaporta bullgare ose nesër me të Shqipërisë, për kë i rregulloni ato projekte nëpër komuna. Prandaj BE është edhe temë komunale. Ne nuk do të ndalemi të flasim për këtë temë, derisa të bëhemi anëtar të BE-së.