Kallëzim penal për policin në Aeroportin e Shkupit – la të kalojë një pasagjer që ishte në STOP listë

Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë MPB-së ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit – Departamenti i specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve – kundër S.S., për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale “punë e pandërgjegjshme në shërbim” sipas nenit 353-v të Kodit Penal.
I denoncuari, me detyrë “polic” në Stacionin Policor për Kufirin në “Aeroportin Ndërkombëtar Shkup”, më 12.08.2025 ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme gjatë ushtrimit të autorizimeve dhe detyrave të tij, përkatësisht nuk ka kryer kontrollin e pasaportës së një pasagjeri që figuron në listën STOP të MPB-së me masën “arresto”, gjatë hyrjes në shtet.
Me këtë veprim, punonjësi policor i ka mundësuar pasagjerit të hyjë nëpërmjet kufirit shtetëror, duke e vënë në një pozitë të favorshme, i ka mundësuar përfitim personal dhe i ka shkaktuar dëm reputacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.