Një avion ushtarak polak F-16 u rrëzua gjatë një prove për një shfaqje ajrore në Radom të Polonisë të enjten, ndërsa piloti humbi jetën.

“Një pilot i ushtrisë polake vdiq pas rrëzimit të një avioni F-16. Një oficer që i shërbeu gjithmonë vendit të tij me përkushtim dhe guxim të madh”, ka shkruar në platformën “X” ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz.

Komanda e Forcave Ajrore të Polonisë tha se asnjë civil nuk u lëndua.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të avionit duke bërë rrotullim, para se të rrëzohej dhe të përfshihej nga flakët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume