Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano e ka dhënë “Here we go”-në e famshme për Edon Zhegrovën te Juventusi.

Romano ka raportuar se tashmë ylli kosovar do të jetë lojtari më i ri i Juventusit, pasi Lille e pranoi ofertën e “Zonjës së Vjetër” sonte.

Juventusi do të paguajë një pako prej 20 milionë eurosh për Zhegrovën, me këtë të fundit që tash e disa ditë e ka pranuar ofertën e klubit bardhezi nga Turini.

Fabrizio ka shtuar më tej, që nëse gjithçka shkon sipas planit, Zhegrova sonte do të udhëtojë për në Turin.

Zhegrova është pjesë e Lille që nga janari i vitit 2022.

Sezonin e kaluar, ylli dardan shënoi tetë gola në pjesën e parë të sezonit, teksa në pjesën e dytë nuk u paraqit fare shkaku i një lëndimi.

26-vjeçari është pjesë e listës së Kosovës për ndeshjet e shtatorit, ndaj Zvicrës e Suedisë, ndeshje që luhen në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror të vitit 2026.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume