Kryeministri indian Narendra Modi i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin të ndalë sa më shpejt luftën në Ukrainë. Gjatë takimit në Kinë në kuadër të samitit të SCO-së në Tianjin, kryeministri indian tha se duhet të gjendet një mënyrë për t’i dhënë fund sa më shpejt konfliktit dhe për të vendosur një paqe të qëndrueshme.
“India mirëpret të gjitha përpjekjet e fundit të bëra për paqen. Shpresojmë që të gjitha palët do të vazhdojnë në këtë drejtim, në një mënyrë konstruktive. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të vendosur një paqe të qëndrueshme. Kjo është thirrja e të gjithë njerëzimit”, tha Modi në fjalën hapëse të takimit.