VLEN po zhvillon një turizëm politik që gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një demonstrim të dështimit të tyre. Hapja e shtabeve zgjedhore, e shoqëruar me delegacione prej 150 vetash nga strukturat partiake, ndodh pa asnjë pritje nga qytetarët.

Ata dëgjojnë njëri-tjetrin dhe lëvizin, duke e lënë hapësirën bosh e pa jehonë. Ky është realiteti i hidhur i liderëve të grupimit VLEN, të cilët tashmë përballen me të njëjtin mesazh – nga anketat e brendshme, ato publike dhe refuzimi i hapur nga qytetarët shqiptarë.

E ashtuquajtura fushatë mobile e VLEN-it është vetëm një teatër monoton. Në çdo fotografi nga vendbanimet e ndryshme, shfaqen të njëjtat fytyra, njësoj si pllakatat e maturantëve apo absolventëve të vitit të kaluar – një farsë e vërtetë pa shpirt dhe pa lidhje me realitetin e qytetarëve.

Por zhgënjimi më i madh do të bjerë mbi ta më 19 tetor në mbrëmje. Atë natë, do të vihen në lëvizje dorëheqjet e para nga vetë krerët e VLEN-it, të cilët do të përballen me pasojat e tradhtisë së tyre politike. Shqiptarët e kanë kuptuar qartë lojën e Hristijan Mickoskit me vasalët e tij në VLEN.

Shqiptari nuk duron përbuzje, as vasalitet, dhe aq më pak tradhti. Në traditën e tij është e ngulitur një parim i qartë: Përulje kurrë. Tetori është afër dhe dënimi për këta politikanë të papërgjegjshëm është i pashmangshëm. Populli është zgjuar dhe e ka marrë në dorë instrumentin e tij për ndryshim të vërtetë – referendumin.

Aleanca për Shqiptarët

Mgid