Për të katërtin vit me radhë, Komuna e Aerodromit u ndanë pajisje tabletë nxënësve të klasës
së katërt, me qëllim të lehtësimit të qasjes në njohuri të reja, informacione dhe proces
edukativo-arsimor më cilësor. Në ndarjen e pajisjeve tabletë në Shkollën Fillore „Bllazhe
Koneski" sot, së bashku me kryetarin e komunës Dejan Miteski, ishte edhe ministrja e
Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, e cila shprehu mirënjohje për vazhdimësinë
e këtij projekti dhe uroi që të vazhdojë edhe në të ardhmen.
"Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për t'u ofruar të gjithë nxënësve akses të barabartë në
teknologjinë bashkëkohore informatike në burimet online të informacionit dhe bazat e
njohurive. Konsideroj se është masë veçanërisht e rëndësishme për të mbështetur familjet me
të ardhura më të ulëta, të cilët ndoshta nuk kanë mundësi t’u blejnë fëmijëve të tyre TI pajisje
dhe sigurisht, asnjë prind nuk dëshiron që fëmija i tij të jetë i ndryshëm nga të tjerët në këtë
aspekt,“ theksoi Janevska.
Ajo gjithashtu theksoi se edhe Qeveria kujdeset për modernizimin e kushteve në shkolla, në
mënyrë të barabartë në të gjitha komunat.
„Gjatë muajve të kaluar është furnizuar teknologji TI moderne, përkatësisht kompjuterë të
rinj, tabela interaktive dhe pajisje për lidhje rrjeti dhe qasje të sigurt në internet në 80 shkolla.
Së shpejti, Qeveria do të ndajë edhe vauçerë për blerjen e pajisjeve elektronike për studentët,
në vlerë prej 15 mijë denarëpër secilin, ndërsa e dini se digjitalizimi i arsimit zhvillohet
shumë më shpejt kur vizioni i Qeverisë dhe i vetëqeverisjeve lokale përputhet. Kështu është
tani dhe kështu duhet të jetë edhe në të ardhmen,“ potencoi Janevska
Kryetari i komunës, Miteski, është i kënaqur që kjo masë është pritur pozitivisht nga qytetarët
e Aerodromit. Ai vlerëson se kjo u lehtëson ndjeshëm procesin e përvetësimit të njohurive
fëmijëve më të vegjël dhe, për këtë arsye, është planifikuar vazhdimi i saj. Këtë vit, Miteski
informoi se po ndahen tabletë për 915 nxënës, me vlerë prej 6,5 milionë denarë.

Mgid