Më 1 shtator 2025, në ora 12:30, në SPB Tetovë është paraqitur një rast mashtrimi nga një 36-vjeçar nga një fshat i Tetovës.

Sipas denoncimit, ai ishte mashtruar nga A.I. nga Shkupi, i cili gjatë korrikut të këtij viti kishte marrë prej tij një shumë prej 40.000 denarësh si kapar për kryerjen e punëve ndërtimore.

Denoncuesi theksoi se pas dhënies së parave, i dyshuari kishte ndërprerë çdo kontakt dhe nuk i përgjigjej më në telefon, duke e bërë të kuptojë se ishte mashtruar.

Policia njofton se po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS

Mgid