Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur lidhur me bashkautorësinë e kryeparlamentarit Dimal Basha në një artikull shkencor, i cili trajton çështje kundër UÇK-së.Haradinaj sot në emisionin “DPT te Fidani” ka theksuar se kërkimfalja nuk mjafton në këtë rast, duke shtuar se përgjegjësia në punimet e përbashkëta shkencore mbetet sërish përgjegjësi.

“Unë mendoj se nuk mjafton një kërkim falje për këtë. Nuk i besoj dhe është një konventë e vitit 1978 ku thuhet se çdo punim shkencor i përbashkët, pavarësisht çka shkakton partneri yt, në atë punim shkencor përgjegjësia është e përbashkët”, u shpreh Haradinaj.Ai shtoi se Basha nuk ka thënë të vërtetën, duke pretenduar se po tentohet të manipulohet opinioni publik.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume