Më 3 shtator 2025, rreth orës 11:45, në SPB Tetovë është paraqitur një 65-vjeçar nga një fshat i Tetovës, i cili ka denoncuar se është mashtruar nga S.T. nga fshati Bllacë i Tetovës për shumën prej 7,900 euro.
Sipas denoncimit, gjatë muajit shkurt ai ishte marrë vesh me S.T. për të blerë një automjet të udhëtarëve “Mercedes”, duke nënshkruar kontratë shitblerjeje te noteri dhe duke paguar shumën e plotë. Pas kësaj, S.T. i kishte kërkuar që automjetin t’ia linte për disa ditë për të kryer disa punë.
Mirëpo, nga ajo ditë e deri më sot, automjeti nuk i është dorëzuar, ndërsa denoncuesi ka marrë vesh se nga muaji mars 2025 mjeti ka kaluar në pronësi të një personi tjetër dhe mban targa të reja. Për këtë arsye ai ka dyshuar se është mashtruar.
Policia ka bërë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS