Sllovakia ka shënuar fitore tejet të madhe në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.

Sllovakët triumfuan 2:0 në shtëpi ndaj Gjermanisë, duke shkaktuar befasinë e kësaj xhiroje.

Ishte Hancko i cili realizoi golin e epërsisë fillestare në minutën e 42-të pas asistit nga Strelec.

E ky i fundit realizoi gol të bukur në minutën e 55-të për ta vulosur fitoren e vendasve.

Kësisoj, gjermanët e nisin me humbje ciklin kualifikues, ndërsa me këtë fitore, Sllovakia e nis me sukses të madh kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume