Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, konvokoi sot mbledhjen e 23-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së, ku u diskutua mbi zhvillimet aktuale politike, mbi mobilizimin maksimal të Aleancës Kombëtare për Integrim si dhe mbi fitoren plebishitare dhe gjithpopullore në referendumin e 19 tetorit.

Në këtë mbledhje, njëzëri dhe me unanimitet të plotë, u miratuan tre kandidatura për kryetarë komune:
1. Në Dollnen – Flamur Gjoleka
2. Në Plasnicë – Ali Jaoski
3. Në Butel – Isamedin Azizi

BDI është në procesin final të përzgjedhjes së të gjitha kandidaturave me të cilat Aleanca Kombëtare për Integrim do të garojë në zgjedhjet lokale. Referendumi i 19 tetorit do të jetë momenti historik i popullit, dita kur do të vendoset fuqishëm për rikthimin e dinjitetit në shtet.

Bashkimi Demokratik për Integrim është jashtëzakonisht i kënaqur me mbështetjen nga tërë anët dhe me mobilizimin e përgjithshëm, të gjithë në këmbë për dinjitet, të gjithë në këmbë për fitoren tonë të përbashkët!u

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume