Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e Dukat Fushës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në aksin rrugor që lidh Orikumin me fshatrat Dukat dhe Llogora.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën me shpejtësi të lartë, në një segment rruge ku shpeshherë tejkalohen normat e lejuara të shpejtësisë.

Dyshohet se pikërisht shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë shkaku kryesor i aksidentit.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur katër persona, të gjithë të rinj të moshave nga 19 deri në 24 vjeç.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal, ku po marrin trajtim mjekësor.

Burime nga spitali bëjnë me dije se dy prej të rinjve ndodhen në gjendje kritike për jetën edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën, por nën kujdes të shtuar mjekësor.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Mgid