Unë kam çdo ditë takime e kërkesa prej njerëzve të cilët më thonë: në të kaluarën kemi votuar për ata. Kështu theksoi sonte kandidati i AKI-së për Çairin, Bujar Osmani.
“Vëllezër, ne duhet t’i thërrasim edhe ata të VLEN-it, veçanërisht ata që kanë dalë prej BDI-së. Sepse ata nuk kanë pasur qëllim të keq. Kanë menduar ndoshta mund të jetë më mirë, është instinkt njerëzor me shpresu se mund të jetë më mirë. Por ata vëllezër janë tradhtuar”, tha Osmani.
Sipas Osmanit, votuesi i heshtur, u bë votuesi i dëshpëruar. Dhe sot ai po kthehet në shtëpinë e vet.
“Çdo shqiptar e di, se ndërmjet kullës së Ali Ahmetit dhe një shtëpize, një kolibe që është bërë me nijet të keq dhe që iu shit Mickovskit si instrument në dorë, secili do të kthehet tek kulla e Ali Ahmetit”, përfundoi Osmani.