Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, shkruan Alsat.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

Mgid