Në Universitetin e Tetovës ka filluar sot afati i dytë i regjistrimeve për studentët e rinj në vitin akademik 2025/26. Ky afat do të zhvillohet në të gjitha njësitë akademike të UT-së dhe u jep mundësi kandidatëve që nuk arritën të regjistrohen në afatin e parë.
Sipas konkursit zyrtar, kandidatët mund të aplikojnë prej 9 deri më 12 shtator 2025, ndërsa rezultatet preliminare do të shpallen më 15 shtator. Në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, përkatësisht në programet studimore Mjekësi e Përgjithshme dhe Fizioterapi, nuk ka vende të lira, pasi numri u plotësua që në afatin e parë.
Megjithatë, Universiteti i Tetovës ofron programe studimore në të gjitha fushat e shkencës dhe artit, duke krijuar kushte për zhvillim akademik e profesional të studentëve.
UT i fton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar që të aplikojnë në këtë afat të dytë dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të studiuar në njërin prej programeve të shumta që ofron universiteti.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com