Teherani ka reaguar me tone të forta pas sulmit të Izraelit ndaj Katarit, duke e cilësuar aktin si një “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare” dhe një “cenim të sovranitetit kombëtar të Katarit dhe negociatorëve palestinezë”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, në një deklaratë për televizionin shtetëror, tha se ky veprim duhet të shërbejë si një “paralajmërim serioz për rajonin dhe bashkësinë ndërkombëtare”.

Irani dhe Izraeli kanë mbajtur një armëpushim të brishtë që nga fundi i qershorit, por ky zhvillim ka rritur ndjeshëm tensionet në Lindjen e Mesme.

Mgid