Kryeministri i Nepalit, KP Sharma Oli, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, duke deklaruar se vendimi vjen për të lejuar vendin të ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt një zgjidhjeje politike dhe për të adresuar problemet që po tronditin shoqërinë nepaleze. Dorëheqja e tij vjen në një moment tejet të tensionuar, pasi vendi është përfshirë nga protesta masive dhe përplasje të dhunshme.

Protestat, që tashmë kanë hyrë në ditën e dytë, janë përshkallëzuar ndjeshëm, duke marrë një kthesë dramatike kur turma protestuesish dogjën ndërtesën e parlamentit të Nepalit. Ky akt erdhi si shenjë zemërimi pas vrasjes së 19 demonstruesve nga forcat e sigurisë gjatë përplasjes së fundit në rrugët e Katmandusë.

Përveç ndërtesës së parlamentit, protestuesit kanë sulmuar dhe djegur shtëpi dhe zyra të politikanëve, si dhe selitë e partive politike, duke e kthyer kryeqytetin dhe qytete të tjera në skena trazirash të mëdha. Situata mbetet e tensionuar dhe me prani të shtuar të forcave të sigurisë nëpër rrugë.

Pas djegies së selive shtetërore, presidenti Ramchandra Paudel u ka bërë thirrje protestuesve për unitet kombëtar

Mgid