Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka garantuar emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, se Turqia do të mbështesë Dohën me të gjitha mjetet pas sulmit të Izraelit.

Kjo u bë e ditur gjatë një telefonate mes dy liderëve të martën, njofton presidenca turke.

Sulmi izraelit në Doha ka rritur tensionet në Lindjen e Mesme dhe ka nxitur reagime ndërkombëtare.

Bashkimi Evropian e ka dënuar sulmin, duke e cilësuar atë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe duke shprehur solidaritet me Katarin.

Në bisedën telefonike, Erdogan dhe emiri i Katarit diskutuan edhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrin së bashku për të menaxhuar situatën.

Situata në rajon mbetet e tensionuar, ndërsa vendet e përfshira po kërkojnë mënyra për të shmangur përshkallëzimin dhe për të arritur një armëpushim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume