Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar përmes profilit të tij në Instagram se ndodhet në Budapest së bashku me djemtë e tij, me ftesë të kryeministrit hungarez Viktor Orbán.

“Rrallë jemi bashkë, edhe më rrallë kam mundësi t’ua plotësoj dëshirat. Këtë herë një ditë e kaluar me Jovanin dhe Antonin. Të tre së bashku në Budapest. I premtova Antonit se do ta shohim Ronaldon dhe nesër Portugalia do të luajë kundër Hungarisë në Budapest. Me ftesën e mikut tim të dashur Viktor Orbán kam kënaqësinë t’i kaloj këto dy ditë me Jovanin dhe Antonin në Budapest. Shihemi të mërkurën në Gazi Babë te Bobi, në aktivitet. Maqedonia e përjetshme,” shkroi Mickoski.

Mgid