U qëllua me armë zjarri gjatë një fushate, ndërron jetë në spital mbështetësi i Presidentit Trump, Charlie Kirk.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar vdekjen e Charlie Kirk. Ai ishte 31 vjeç.
Trump: I Madhi, madje edhe Legjendari, Charlie Kirk, ka vdekur. Askush nuk e kuptoi ose nuk e kishte Zemrën e të Rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më mirë se Charlie. Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga të GJITHË, veçanërisht nga unë, dhe tani, ai nuk është më me ne. Melania dhe ngushëllimet e mia shkojnë për gruan e tij të bukur Erika dhe familjen. Charlie, të duam!
Mgid