Më 10.09.2025, në orën 15:00 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.J. (41) nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “fajde” sipas nenit 260 të Kodit Penal.
Sipas denoncimit, në janar të vitit 2025, J.A. (41) nga Shkupi kishte marrë 4.500 euro nga M.J., të cilat i duheshin për operacionin e nënës së tij. Gjithashtu, sipas kallëzimit, në shkurt 2025, M.J. i kishte kërkuar J.A.-s t’i kthente paratë, por ai nuk kishte mundur. Pas kësaj, në disa raste, M.J. kishte kërkuar që J.A. t’i paguante kamatë prej 36.000 denarësh për shumën e dhënë.
Siç u raportua, më 09.09.2025 ata u takuan, ku M.J. i tregoi J.A.-s një fletore në të cilën ishte shënuar shuma që i detyrohej, si dhe emrat e huamarrësve të tjerë.
Me urdhër gjykate u krye kontroll në shtëpinë e M.J., ku u gjetën sende për të cilat dyshohet se lidhen me veprën penale. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.