Në Komunën e Sarajit janë shfaqur pakënaqësi mes disa aktivistëve të Alternativës lidhur me përzgjedhjen e bartësit të listës për Këshillin Komunal në kuadër të koalicionit VLEN informon Tetovasot.
Aktivistë të kësaj partie thonë se vendimi për të nominuar një kandidat që, sipas tyre, ka përvojë të kufizuar në parti dhe lidhje familjare me një zyrtar të njohur, po perceptohet si vendim që dëmton imazhin e Alternativës dhe bashkëpunimin në koalicion.
Vendimi për të nominuar dikë vetëm pse është familjar i Orhan Murtezanit – dhe i cili në Alternativë nuk ka më shumë se një vit aktivitet – është dëshmi e qartë se ky individ po vepron kundër interesave të partisë, duke i krijuar Alternativës një imazh të zymtë karshi koalicionit VLEN dhe opinionit publik thuhet në një reagim të një aktivisti , transmeton Tetovasot.
Në një reagim publik, njëri nga aktivistët ka bërë apel që struktura e Alternativës të ndërmarrë masa për të shmangur “përçarjen e brendshme” dhe “kapriçot personale”, duke paralajmëruar se në të kundërtën ekziston rreziku i humbjes së mbështetjes së anëtarësisë.
Nga Alternativa ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me këto pretendime.
Ky është reagimi :