Pasi mbrëmë në një tubim në Tearcë, Adnan Azizi hodhi akuza të rënda fetare se po ka plane për ta djegur Xhaminë në Kodrën e Diellit, sot edhe kryetari i Tetovës i vërteton këto.

Sipas Kasamit ka idnikacione për konflikte ndëretnike dhe institucionet e sigurisë janë të informuar për planet për djegien e Xhamisë në Kodrën e Diellit, përcjell TS.

“Informatat si nga brenda po ashtu edhe nga shtetet fqinje janë edhe se konflikti i fundit i rrahjes, ka indicie se është i stimuluar nga elemente të tilla. Po ashtu edhe sa i përket rastit për Xhaminë në Kodër të Diellit, janë informuar institucionet e sigurisë dhe janë të kujdesshme dhe po përcillet çdo hap në këtë drejtim. Janë dhënë sugjerime ndaj këtyre institucioneve që 24 orë të përcillet situata dhe të mos tolerohet në periudhën parazgjedhore, elemente të caktuara të krijojnë konflikte ndëretnike për qëllime politike. Jemi duke grumbulluar faktet dhe argumentet që kemi dhe do informojmë edhe ambasadat e vendit”, tha Kasami.

Nga ana tjetër, partitë opozitare shqiptare kanë kërkuar nga Prokurira që menjëherë të nisin hetimet në lidhje me këto deklarata të Adnan Azizit dhe të zbardhet e vërteta./TS/

Mgid