Misioni i ri i NATO-s i quajtur “Roja Lindore” që synon forcimin e mbrojtjes së krahut lindor, u njoftua nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte gjatë një konference për shtyp pas zhvillimeve të shkaktuara nga shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronë rusë.

Misioni i ri synon të rrisë fleksibilitetin dhe forcën e mekanizmave mbrojtës të vendeve të NATO-s, duke riafirmuar angazhimin e Aleancës për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të anëtarëve të saj.

Rutte tha se NATO është gjithmonë e gatshme të mbrojë aleatët e saj nga çdo kërcënim.

“Ne nuk mund të lejojmë që dronët rusë të shkelin hapësirën ajrore evropiane, të NATO-s ose të Aleatëve”, tha ai, duke theksuar nevojën për mbrojtje të fortë të Aleancës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume