Pasi pa në Beograd se 40 mijë njerëz e sulmonin brutalisht me thirrje fyese, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, sipas shumë raportimeve nga mediumet serbe, ka ‘urdhëruar’ që të ndryshohet vendi i zhvillimit të ndeshjes me Shqipërinë.

Kundërshtarët e regjimit pretendojnë se Vučić personalisht e ka detyruar Federatën e Futbollit që t’i kërkojë UEFA-s ndryshimin e lokacionit të ndeshjes, në mënyrë që të ketë kontroll më të lehtë mbi turmën që do të marrë pjesë.

Në vend të një audience prej 40 mijë vetash në “Marakanë”, ai dëshiron që kombëtarja të luajë në një stadium me vetëm 8 mijë tifozë.

Arsyeja, sipas pretendimeve nga këto mediume, është që biletat të shpërndahen tek njerëzit e afërt me regjimin, të cilët nuk do të brohorasin kundër Vučićit.

Presidenti i Serbisë është shprehur shumë i zemëruar që ndeshja me Anglinë nuk u zhvillua në këtë qytet.

“Nuk ka kush të më shpjegojë pse nuk luajtëm në Leskovc, përveç se anglezët e kërkuan,” tha Vuçiç dhe vazhdoi:

“Edhe atëherë e thashë kur ndodhi, por theksova: ‘Ja, unë nuk përzihem, ju jeni mangupë, ju e dini më mirë’. Dhe doli bukur, pasi ata që janë më të mençur e ditkan më mirë. Doli bukur…”

“Tani thonë, ja, kemi gabuar, duam të luajmë kundër Shqipërisë në Leskovc. Dhe sigurisht, do të jetë atmosfera më e mirë e mundshme.”

Presidenti serb më pas shtoi:

“Ndoshta do të humbasim, ndoshta do të fitojmë, por do të kemi atmosferën më të mirë të mundshme – nëse na lejojnë të kemi qoftë edhe një tifoz në tribuna, për shkak të shkeljeve të tifozëve dhe nuk e di çfarë tjetër, gjithmonë gjejnë diçka. Nëse gjithçka lejohet, në Leskovc do të jetë atmosferë e mrekullueshme. Të paktën njerëzit do të brohorasin për Serbinë. Me gjithë forcën, me gjithë zemrën”.

Shqipëria e Serbia e kanë luajtur tashmë një ndeshje në kualifikueset e Botërorit 2026, duke barazuar pa gola në Tiranë, në qershor të këtij viti.

Mgid