Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku para qytetarëve në Podujevë tha se do t’i tregojnë kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit se siç është shprehur ajo, Kosova s’është pronë private e tij.

Çitaku gjithashtu i falënderoi qytetarët që siç tha ajo, “nuk e braktisën asnjëherë projektin e Hashim Thaçit”.

“Do t’i tregojmë Albin Kurtit që Kosova nuk është pronë private e tij. Për këtë vend është derdhur gjak shumë. Nuk jemi bukëpërmbys, nuk harrojmë kush ka qenë me neve në ditët dhe orët më të rënda”, u shpreh tutje ajo.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume