Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e thellë për ish-zyrtarin e lartë amerikan, James Rubin, për praninë dhe gatishmërinë e tij që të dëshmojë në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Dëshmia e tij e qartë, e drejtë dhe e bazuar në të vërtetën, është një dëshmi tjetër e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, në veçanti gjatë luftës sonë çlirimtare dhe në mbrojtje të vlerave të UÇK-së”, thuhet në postimin e OVL-UÇK në Facebook.

OVL UÇK i shprehu falenderim të sinqertë James Rubin në emër të veteranëve të UÇK-së për përkrahjen e pakursyer të popullit dhe shtetit amerikan ndaj Kosovës.

Kujtojmë se sot James Rubin ishte dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë ku hodhi poshtë akuzat e Dhomave të Specializuara duke thënë se nuk ka asnjë provë, asnjë informacion që lidhte pretendime për ekzekutime dhe për vrasje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume