Mickoski: 20 persona janë identifikuar për zjarrvënie, po tentohet të shkaktohet frikë tek qytetarët

Kryeministri Hristijan Mickoski, ka komentuar djegien e disa makinave që sot kanë ndodhur në Shkup, duke thënë se kjo është një provë shtesë e asaj që e flet gjatë tërë kohës, se ekzistojnë qendra të fuqisë që po mundohen të shkaktojnë frikë, panik tek qytetarët para zgjedhjeve.
“E patë në mëngjes u shfaq një inçizim i qartë se si ndodhi zjarrvënia në një objekt që ndodhi herët në mëngjes, në ora 04:30. Kam qenë vazhdueshëm në linjë edhe me kryetarin e komunës së Kisella Vodës, me ministrin dhe me Njësitin e Zjarrfikësve në Shkup. E patë se si paturpësisht shkakoi zjarrin dhe kjo është vetëm edhe një provë shtesë e asaj që e flas gjithë kohës se për fat të keq ekzistojnë qendra të fuqisë që po mundohen të shkaktojnë frikë, panikë tek qytetarët para zgjedhjeve. Përgjigja se kujt i konvenon kjo, mendoj se do ta merrni vetë duke bërë një analizë shumë të shkurtë. Maja e strukturave në Ministrinë e Brendshme janë mbledhur dhe kanë identifikuar rreth njëzet persona për të cilat ka dyshime të bazuara se qëndrojnë pas gjithë këtij procesi. Njëkohësisht kishim raportime të caktuara që i kemi grumbulluar ditët e kaluara dhe në një aksion të koordinuar mes Ministrisë e Brendshme dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor, do të veprohet ditëve në vijim. Fatkeqësisht ka struktura që në këtë mënyrë po mundohen të shakktojnë jostabilitet dhe jo qetësi”, ka deklaruar Mickoski