Andreas Christensen, në moshën 29-vjeçare, po përballet me një sezon vendimtar te FC Barcelona. Mbrojtësi danez ndodhet në vitin e fundit të kontratës me blaugranët, e cila skadon më 30 qershor. Megjithatë, në vend që të mendojë për horizonte të reja, qëllimi i tij është i qartë: të rinovojë dhe të zgjatë qëndrimin te klubi katalanas, edhe nëse kjo nënkupton pranimin e një pagese të ulët.
Reprezentuesi danez kaloi një sezon të kaluar shumë të vështirë, i shënuar nga lëndime që e mbajtën larg fushës për pjesën më të madhe të vitit.
Megjithatë, ai është rikthyer me energji të re dhe i rikuperuar plotësisht.
Planet e tij të menjëhershme përfshijnë rikthimin e besimit të Hansi Flick, i cili kërkon stabilitet në mbrojtje për një ekip që ka nevojë për siguri.
Largimi i Iñigo Martínez te Al Nassr ka hapur një vend të rëndësishëm në mbrojtje, dhe aktualisht, lojtari i vetëm i pakontestuar është i riu Pau Cubarsí.
Sipas MundoDeportivo, Christensen e di që konkurrenca do të jetë e fortë, por ai është gati të luftojë për vendin e tij.
Këtë verë nuk munguan adhuruesit. Premier League, Bundesliga dhe madje edhe klube nga Arabia e Saudite u përpoqën ta tërhiqnin me kontrata shumë më të larta financiare.
Megjithatë, as milionat e as sfidat e reja nuk e lëkundën nga dëshira e tij. Qendërmbrojtësi dhe familja e tij janë të përshtatur plotësisht me qytetin dhe jetën në Kataloni. Me partneren që pret fëmijën e tretë, futbollisti beson se Barcelona është ambienti më i mirë për të vazhduar.
Derimë tani nuk ka pasur diskutime formale mes Deco dhe përfaqësuesve të lojtarit. Megjithatë, ekziston mundësia që javët e ardhshme të nisë një dialog për të eksploruar një rinovim.
Drejtimi sportiv dëshiron ta mbajë, por klubi do të prioritizojë rregullimin e buxhetit të pagave, që do të thotë se rinovimi do të propozohet me kushte ekonomike më të ulëta se ato aktuale.
Christensen e kupton këtë dhe beson se përpjekja ia vlen për të arritur qëllimin e tij: të vazhdojë të mbrojë fanellën blaugrana.
Sa i përket aspektit sportiv, ndeshja e fundit në La Liga kundër Valencias e gjeti pa minuta, pasi Flick zgjodhi Cubarsí dhe Eric García si çiftin qendërmbrojtës. Megjithatë, ai kishte ardhur pas një paraqitjeje të mirë me përfaqësuesen daneze, ku madje shënoi një gol të bukur kundër Greqisë në “Georgios Karaiskakis Stadium”. Kjo paraqitje e forcon besimin për të bindur trajnerin gjerman. Madje, përballja e Ligës së Kampionëve kundër Neëcastle United në “St. James’ Park” mund të ofrojë një mundësi të re për të rikuperuar vendin e titullarit.
Christensen i afrohet këtij viti me ambicie: të tregojë se mbetet një qendërmbrojtës i besueshëm dhe, mbi të gjitha, të sigurojë vazhdimësinë e tij te klubi që ndjen si i vet. Barcelona, e vetëdijshme për profesionalizmin dhe përvojën e tij, vlerëson angazhimin e tij, por do të bëjë kushtin e uljes së pagës për të siguruar një marrëveshje të qëndrueshme brenda situatës delikate financiare të klubit.
Një gjë është e sigurt: danezi nuk mendon të largohet nga Camp Nou. Angazhimi i tij është i fortë: të qëndrojë, të luftojë për një vend dhe të shkruajë më shumë faqe me fanellën blaugranase.