Si pjesë e masave të Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta për t’i dhënë fund keqpërdorimit të automjeteve zyrtare dhe për të rritur transparencën, qytetarët do të kenë mundësi të raportojnë përdorimin e paligjshëm, partiak ose privat të këtyre automjeteve në numrin 070 399 050 dhe në adresën elektronike [email protected].

Në vijim është procedura për unifikimin e automjeteve me targa të posaçme, të cilat janë lehtësisht të dukshme dhe dallojnë qartë automjetet zyrtare nga ato private.

Drejtori i SOPP-së, Ivica Tomovski, njoftoi dje se deri më tani mbi 500 automjete zyrtare në mbarë vendin janë pajisur me targat e reja, ndërsa një pjesë tjetër është në proces, i cili pritet të përfundojë brenda dy javësh, deri në afatin e përcaktuar për unifikimin e të gjitha automjeteve.

“E inkurajoj qytetarët të raportojnë dyshimet për keqpërdorime. Ne do t’i përcjellim ato në institucionin kompetent, për të nisur hetimet, për të konfirmuar çdo shkelje të mundshme dhe për të ndërmarrë masat ndëshkuese përkatëse”, deklaroi Tomovski.

Megjithatë, edhe pse masa është mirëpritur, mbeten dilema për mundësinë e keqpërdorimeve. Kjo, pasi automjetet e ministrave dhe funksionarëve të lartë ende posedojnë targa rezervë civile – një praktikë e njohur për arsye sigurie. Nëse këto targa nuk u hiqen zyrtarëve, sipas njohësve, ekziston rreziku që automjetet të përdoren për qëllime private, ashtu siç ka ndodhur edhe para aplikimit të kësaj mase qeveritare.

Mgid