Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mbajti takim në të cilin morën pjesë
kryerevizori i shtetit, Maksim Acevski, zëvendëskryerevizori i shtetit, Orhan
Ademi; kryerevizori i Zyrës Kombëtare të Revizionit të Maltës, Çarls Deguera
dhe kryetarja e Gjykatës së Revizionit të Republikës së Sllovenisë, Jana
Ahçin.

Kryetari Gashi, duke ju dëshiruar mirëseardhjen, shprehu kënaqësinë për
takimin me përfaqësues të një prej institucioneve më të rëndësishme dhe për
mundësinë e shkëmbimit të përvojave me përfaqësues nga shtete si Malta
dhe Sllovenia.
Ai i theksoi tre komponentët për arritjen e qëllimit të një kuvendi funksional,
pavarësinë financiare, pavarësinë e Shërbimit të Kuvendit, si dhe sigurinë e
pavarur të Kuvendit, për të cilën po punohet.

Nga mysafirët u shpreh mendimi se nevojitet që edhe institucioni i Entit të
Revizionit të Shtetit të jetë i pavarur.
Të pranishmit ishin të njëzëshëm mbi rëndësinë e përforcimit të bashkëpunimit
me shtëpinë ligjvënëse, duke pasur parasysh se edhe Kuvendi edhe revizorët
janë të orientuar drejt mbrojtjes së qytetarëve.

Mgid