Benfika ka zyrtarizuar emërimin e Jose Mourinhos si trajner të ri të skuadrës, me kontratë deri në verën e vitit 2027. Trajneri i njohur portugez do të marrë drejtimin e ekipit pas shkarkimit të Bruno Lage, i cili u largua pas humbjes nga Qarabag në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Mourinho rikthehet në futbollin portugez pas plot 21 vitesh, në klubin ku nisi karrierën e tij si trajner në vitin 2000, periudhë që përfundoi pas vetëm dhjetë ndeshjesh për shkak të një konflikti me presidentin e atëhershëm.

I njohur si “Special One”, Mourinho më pas u bë i famshëm me sukseset e tij te Porto, ku fitoi edhe Ligën e Kampionëve, për të vazhduar me periudha të suksesshme te Chelsea dhe Interi. Pas aventurave te Real Madrid dhe Manchester United, ai drejtoi Tottenhamin, Romën dhe së fundmi Fenerbahçen, ku u shkarkua para një muaji.

62-vjeçari ka fituar vetëm një trofe në tetë vitet e fundit – Ligën e Konferencës me Romën në vitin 2022.

Mgid