Delegacioni nga Universiteti i Illinois-it Verior – SHBA, zhvilloi disa aktivitete në Universitetin e Tetovës

Në kuadër të vizitës së tyre në Universitetin e Tetovës, delegacioni nga Kolegji i Edukimit i
Northern Illinois University, i përbërë nga Dr. Mary Earick, Dr. Yenitza Guzman, Dr. Dana Isawi,
Dr. Eric Junco, Kristin Lee dhe Makbule Irem Pilgir, më 18 shtator 2025, realizoi një agjendë të
ngjeshur pune.
Në ambientet e Fakultetit Pedagogjik, anëtarët e delegacionit zhvilluan dy punëtori paralele me
profesorë të shkollave të mesme dhe mësimdhënës të shkollave fillore, ku u diskutua mbi traumat
dhe shkathtësitë socio-emocionale.
Pas punëtorive, mysafirët nga SHBA ndoqën një video-dokumentar mbi historikun e themelimit të
Universitetit të Tetovës, i cili pasqyron rrugën e vështirë, sakrificat dhe rezistencën e popullatës
shqiptare për themelimin e këtij institucioni të arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Maqedoninë e
atëhershme.
Agjenda e ditës u përmbyll me vizitën në Muzeun Historik të Universitetit të Tetovës në fshatin
Poroj, ku delegacioni u njoh nga afër me dëshmi autentike të themelimit të UT-së në vitin 1994,
shtypin ditor dhe periodik të kohës, si dhe materiale të tjera me rëndësi që sot shërbejnë si objekt
studimi për hulumtuesit vendas dhe ndërkombëtarë.
Në vijim, ata vizituan edhe qendrën rekreative-turistike Kodra e Diellit, ku u njohën me potencialet
natyrore dhe turistike.