Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, uron Kryeministrin Edi Rama për mandatin e katërt qeverisës

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, uron Kryeministrin Edi Rama për mandatin e katërt qeverisës Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, ka uruar Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, me rastin e betimit për mandatin e katërt qeverisës. Në urimin e tij zyrtar, z. Taravari ka vlerësuar se mandati i ri është një dëshmi e legjitimitetit dhe besimit që qytetarët shqiptarë i kanë dhënë z. Rama dhe vizionit të tij për zhvillimin e Shqipërisë. “Ky besim është njëkohësisht edhe një përgjegjësi e madhe për të çuar përpara zhvillimin ekonomik të vendit, forcimin e demokracisë dhe ndërtimin e një shteti modern e të drejtë,” thuhet në urimin e Kryetarit të ASH. Z. Taravari ka shprehur gjithashtu urimet e tij për kabinetin e ri qeveritar, duke shprehur bindjen se puna e kësaj qeverie do të sjellë rezultate konkrete për qytetarët e Shqipërisë. Ai ka theksuar se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian duhet të jetë një ndër prioritetet kyçe të këtij mandati, si një arritje me rëndësi historike për të gjithë shqiptarët. Në fund të urimit, z. Taravari i ka uruar Kryeministrit Rama shëndet, vendosmëri dhe suksese në këtë rrugëtim sfidues, duke theksuar se: “Suksesi i Shqipërisë është edhe sukses i gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë.”