Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se nuk do të pranohen të gjitha kërkesat e Komisionit Evropian në pjesën e ligjeve, veçanërisht kërkesa për rritjen e mjeteve financiare për gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët me ndryshimet ligjore kërkojnë që për gjyqësorin të ndahen 1,3 për qind e PBB-së në vit – ose dyfish më shumë se sa është aktualisht.

“Kjo do të thotë 100 milionë dollarë në vit, ndërsa pas disa vitesh 250 milionë dollarë. Personalisht mendoj se edhe këto paga që marrin tani nuk i meritojnë, sepse kanë një vlerësim prej vetëm 2 për qind. Me atë që kërkojnë, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të lëviznin nga 300 deri në 350 mijë denarë në muaj. Për këtë arsye kërkuam nga Ministria e Financave të bëjë një analizë krahasuese se sa ndahen mjete për gjyqësorin në Gjermani, Kroaci, Hungari… dhe këtë t’ia paraqesim Komisionit Evropian,” tha Mickoski.

Mgid