Incidentet e një dite më parë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, teksa kryeministri Rama do të prezantonte programin qeverisë iu ka kushtuar rëndë dy deputetëve të PD-së.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Sekretariati i Etikës pranë Kuvendit vendosi të përjashtojë me 10 ditë nga punimet deputetët Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka. Dy deputetët u kapën nga kamerat teksa hidhnin librin e Kushtetutës apo bidonë me ujë në drejtim të kryeministrit Rama.

Ndërkohë sot janë betuar përpara presidentit Bajram Begaj ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama.

Një ditë më parë Kuvendi miratoi, ndonëse pa debat programin e qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave me 82 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Për herë të parë në këtë mandat, në kabinetin qeveritar Rama do të jetë dhe një ministre digjitale, e quajtur “Diella”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com