Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku mjeku radiolog Dashamir Çajka plagosi me thikë kolegun e tij, infermierin Mikel Osmani.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, ngjarja ndodhi pas një debati mes dy punonjësve shëndetësorë.

Pas incidentit, Çajka u largua nga vendngjarja dhe u shpall në kërkim nga autoritetet.

Ndërkohë, infermieri Osmani po merr trajtim mjekësor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume